Vuçiç nesër në Tiranë, policia në gadishmëri. Ja akset që bllokohen

60
Një ditë nga vizita e kryeministrit serb në Tiranë, policia thotë se ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen si dhe nga sot ka kaluar në gatishmëri të plotë.
Gjithashtu bëhen publike disa masa që do të ndëmerren për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
“Nga ora 10:00 do të ketë kufizim deri në bllokim të lëvizjes së automjeteve në hyrje të autostradës Tiranë- Durrës.
Do të bllokohet lëvizja në sheshin “Skënderbej”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”. Gjithashtu asnjë mjet nuk do të qëndrojë i parkuar pranë ambasadës serbe.
Policia sugjeron qytetetarët të shmangin lëvizjen me mjetet e tyre dhe të përdorin transportin publik dhe biçikletat, ndërsa paralajmëron se çdo mjet qe do gjendet në rrugekalimin e delegacionit do konsiderohet i rrezikshem dhe do bëhet bllokimi me karotrec”
Mësohet se për të siguruar mbarëvajtjen e vziitës së kryeministrit serb do të angazhohen edhe efektivë të antiterrorit.
Kjo është vizita e parë e një kryeministri serb në Shqipëri.
Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 datws 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon :

Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje-dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”

Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”