Vota kundër SHBA-ve për Jeruzalemin, reagon ish-ministrja e Integrimit

497
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ka reaguar pas votës së Shqipërisë kundër SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Me anë të një komenti në rrjetet sociale, Gjosha shprehet se përtej vendimit, ajo që përbën një problem real është votimi pa u konsultuar me Kuvendin, pasi është një vendim që prek të gjithë shqiptarët dhe s’mund të merrej nga një person i vetëm.
“Sot është marrë një vendim i rëndësishëm në Asamblenë e OKB-së, ku pjesë e votave kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi statusin e Jeruzaleminit, ka qënë edhe Shqipëria. Përtej këtij vendimi për të votuar kundër, ajo cka përbën një problem real është që për një cështje me kaq shumë rëndësi, nuk është zhvilluar asnjë lloj konsultimi, as me Kuvendin e Shqipërisë, as me Presidentin e Republikës! Vota e Shqipërisë nuk është e një individi, as e një institucioni të vetëm, ajo duhet të ishte një votë që përfaqësonte besimin e qytetarëve shqiptarë!”, – shkruan Gjosha.
Sigal