Vlorë – Rama batuta për kryebashkiakun e PD në Selenicë, i uron ditëlindjen

47
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në inspektimin e punimeve të projektit për Rehabilitimin e lumit të Vlorës, ku nuk munguan as batutat.
Ai i uroi ditëlindjen kreut të Bashkisë së Selenicës, i cili vjen nga radhët e Partisë Demokratike. Rama tha se në këtë zonë, partia është Vlora dhe se kryebashkiakun e “kemi njeri të punës”.
Rama: Edhe një gjë tjetër në fund, fare fare. Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të Bashkisë së Selenicës. E kemi me Partinë Demokratike, po e kemi të punës. Apo s’je me Partinë Demokratike? Nejse, Partia Demokratike e ka mbështetur në zgjedhje. Ne këtu jemi, gati jemi. Realisht, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen. Se socialist e se demokrat, këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora.