Kim Mehmeti: Rilindja dhe “hajdutokratët” e Shqipërisë

590
Sigal

Kim Mehmeti: ‘Rilindja’ i ngjan ‘gropës septike’ ku derdhen pisllëqet politike të 30 viteve

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka bërë një reagim për Edi Ramën, ku shkruan se i duhet lënë që t’i shkojë deri në fund në kthimin e sistemit një partiak në vend. Shkrimtari në reagimin e tij shkruan se Rilindja e Ramës është si një gropë septike ku brenda saj derdhen të gjitha pisllëqet politike të 30 viteve të fundit, që këtë periudhë ai e quan “hajdutokrate të Shqipërisë”.

“Është mirë që Kryeministrit të Shqipërisë t’i lejohet të shkojë deri në fund në kthimin e sistemit njëpartiak në vend, ngaqë vetëm kështu do shpaloset e vërteta se vendi është kapur në rrjetin e sistemit ‘hajdutokrat’, si dhe në atë të mendësisë njëpartiake leniniste, siç do shihet qartë se thuajse të gjitha partitë shqiptare – kudo që ato veprojnë – janë shndërruar në ‘tubacione’ nga rrjedhin edhe ‘ndotësirat’ politike që besojnë se vota të bënë pronarë të pakontestueshëm katërvjeçarë të shtetit!? Pra vetëm kështu do shihet qartë se ‘Rilindja’ e Kryeministrit të sotëm të Shqipërisë, i ngjanë një ‘grope septike’ ku derdhen pisllëqet politike të tri dekadave të kaluara ‘hajdutokrate’ të Shqipërisë. Por kujdes: kanoset rreziku që kjo ‘gropë e septike’, e stërmbushur me ‘llomin’ politik, mund të ‘derdhet’ e ta ‘ndotë’ gjithë Shqipërinë!”, shkruan shkrimtari Kim Mehmeti.