Vizita e Presidentit Meta në SHBA, bashkëbisedim me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare

468
Sigal

Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që është takuar ditën e sotme me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA.

Presidenti Meta i ka falenderuara ata për  kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA.

Bashkëbisedim i përzemërt me përfaqësuesit e disa prej shoqatave shqiptare në SHBA. Falënderim e mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave shqiptare, si dhe për forcimin e lidhjeve me popullin mik amerikan e aleatin tonë strategjik, SHBA”, ka shkruar Presidenti Meta në Facebook.