VIDEO/ Si flisnin Rama dhe Valdrin Pjetri para se të dilte dokumenti i arrestimit në Itali

162

Sot Partia Demokratike publikoi dokumentet e arrestimit, dënimit për trafik droge dhe dëbimit të Valdrin Pjetrit në Firence.

Por, pavarësisht denoncimeve nga opozita, vetë Pjetri dhe shefi i tij Rama hodhën poshtë këto akuza, siç mund ta shihni në videot më poshtë.

Pas akuzave të PD se është dënuar për trafik droge, kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës Valdrin Pjetri reagoi dy ditë më parë duke publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, ku del se është i padënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë certifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian.

Të tjerat ia kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha ai.

KRONOLOGJIA SIPAS KARTELES SE DENIMIT QE PUBLIKOI SOT PD

• Valdrin Pjetri i dënuar me burg në Itali për trafik droge.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri i dënuar me 18 muaj burg dhe 1000 euro gjobë.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u arrestua në flagrancë në Firence më 27 janar 2003. Ai u dëbua nga Italia më 4 shkurt 2003.
• Sipas dokumentit, Valdrin Pjetri u dënua më 21 qershor 2003 nga Gjykata e Firences Itali.