VIDEO/ Presidenti Ilir Meta në Skrapar: Shpresojmë të marrim rekomandimin në qershor

183
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot një vizitë në Bashkinë e Çorovodës. Presidenti është pritur nga kryetari i Bashkisë dhe qindra banorë të Skraparit.
Në këtë vizitë në Skrapar, Presidenti Meta shoqërohet edhe nga disa ambasadorë të huaj, ndërsa ata do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Sezonit Turistik në Bashkinë Çorovodë.
Gjatë vizitës, Presidenti Meta ka vizituar edhe Panairin e Produkteve ‘Bio’ në sheshin kryesor të Çorovodës
‘Gëzuar 9 Majin, Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores mbi Fashizmin. Uroj Ditën e Fitores mbi fashizmin nga krahina më antifashiste e Shqipërisë’, është shprehur Presidenti Meta.
Sipas tij, Skrapari është krahina e parë e Shqipërisë e çliruar nga partizanët.
 
Duke folur në lidhje me zhvillimet politike, Meta është shprehur se shpreson ‘në çeljen e negociatave në muajin qershor’.
‘Të punojmë fort e të bashkuar në realizimin e prioriteteve kyçe’, ka thënë gjatë fjalës së tij, presidenti Ilir Meta. 
Duke folur në lidhje me sezonin e ri turistik, Meta është shprehur se është ‘kënaqësi që turizmi në Skrapar po zhvillohet me rritje të shpejta’.
‘Promovim potencialeve dhe resurseve turistike të zonës, nga vlerat e kulinarisë të ushqimeve bio e deri tek të pakrahasueshmet Kanionet e Osumit, si pasuri kombëtare unikale dhe me vlera të jashtëzakonshme turistike’, është shprehur presidenti Ilir Meta.
‘Sportet rekreative si rafting shërbejnë si reklama më e mirë për turistët vendas dhe të huaj të cilët pasi eksplorojnë për herë të parë këto bukuri mahnitëse duan të rikthehen sërish.
Bujqësia, Turizmi, agro-turizmi dhe industria e lehtë përpunuese janë sektorë vitalë për të mbështetur ekonomitë familjare dhe punësimin e qytetarëve të zonës’, ka thënë presidenti Meta gjatë fjalës së tij.