Vettingu – Unioni i Prokurorëve thërret Asamblenë

488
Sigal

Unioni i Prokurorëve ka thërritur asamblenë për Vettingun, e cila do të mblidhet më 5 nëntor. Mësohet se Asambleja do të marrë vendimin për Vettingun, pjesë e paktës për Reformën në drejtësi, nëse do kërkojnë të jenë palë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese vendosi pak ditë më parë të pezullojë zbatimin e ligjit të “Vetting”-ut. Vendimi u mor nga tetë gjyqtarë, të cilët morën në shqyrtim ankimimin e Partisë Demokratike, e cila deri në shpalljen si antikushtetues të “Vettingut”, kërkonte pezullimin e zbatimit të tij.

Kushtetuesja gjithashtu vendosi t’i drejtohet Komisionit të Venecias, për të marrë një opinion përfundimtar, nëse kjo gjykatë mund ta shqyrtojë këtë ligj duke qenë se gjyqtarët e saj preken nga “Vettingu”.