Veliaj në njësinë nr.8: “Në 4 vjet, Tirana u shëmtua me projekte konkrete për çdo lagje”

90
Rikonstruksion i shkollave, kopshteve, i terreneve sportive, si dhe ndërtimi i një shkolle të re 9-vjeçare,ishin premtimet e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, për banorët e Njësisë nr.8. Ai tha se 4 vitet e fundit ishin të shëmtuara jo vetëm për Tiranën, por ishin zhgënjyese edhe për Njësinë 8, ku ka lindur e jetuar kryebashkiaku aktual i kryeqytetit, Basha.
“Meqë isha te njësia e Dr. Halimit, të cilën e kanë lënë të shkatërrohet këto 4 vite, isha kurioz për njësinë nr. 8, duke qenë se ështënjësia e Lulit. Nuk ishte aq keq sa mendoja, por ishte edhe më keq. Ky është turp”, deklaroi Veliaj. Në këtë takim, kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës shtroi pyetjen se kur dikush është i paaftë të rregullojë lagjen e tij, për çfarë u duhenedhe 4 vite të tjera?
Veliaj tha se pajtohet me kandidatin e djathtë për faktin se Tirana është kthyer nënjë makth. “Po doktor, këtë po themi edhe ne, që Tirana është bërë makth. E dëgjova doktorin tek po u thoshte qytetarëve se aq shumë ndërtime ka, sa s’ka ku të kalojëzjarrfikësja. Po doktor, është e vërtetë, në njësinë 5 mezi kalontezjarrfikësja”,deklaroi Veliaj.Ndaj, ai theksoi se do tëflasë për një program konkret për Njësinë 8, se njerëzit janë tëlodhur duke dëgjuar përrallat e tramit dhe duan një forcë politike që dallon nga 5 kandidatët e tjerë.
“Në njësinë 8 kemi identifikuar 143 probleme që ndahen në këto kategori:E para, rrugët dhe infrastruktura e degraduar; e dyta, legalizimet dhe urbanizimi; e treta, mungesa e shkollave, kopshteve dhe e çerdheve; e katërta, zhvillimi i pronës”,u shpreh Veliaj. Grupi i urbanistëve dhe ekspertëve në stafin e kandidatit të koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës kanë identifikuar në njësinë 8 probleme që kanë të bëjnë kryesisht me rrugët dhe infrastrukturën e degraduar, urbanizimin dhe legalizimet, mungesën e shkollave, kopshteve dhe çerdhe, të cilat bëjnë në total 143 probleme për këtë zonë.
“Ne kemi identifikuartë gjitha problemet me parkimin, transportin publik, hapësirat që janë zënë, me ujësjellësin dhe kanalizimet dhe shërbimet e tjera që ofron bashkia”, sqaroi Veliaj. Sipas tij, vetëm në këtë njësi janë identifikuar 6 hapësira parkimi abuzive që do të çlirohen në datën 21 qershor.Më tej, ai sqaroi se janë identifikuar 27 rrugë të amortizuara dhe me gropa, 17 trotuare të dëmtuara dhe të amortizuara,14 puseta që mungojnë, 14 rrugë ku mungon tërësisht ndriçimi, 6 hapësira parkimi abuzive dhe11 hapësira publike të uzurpuara.
“Në total kemi 72 probleme me rrugëtdhe infrastrukturën rrugore. Ne kemi 5 hapësira ku plehrat nuk mblidhen rregullisht, si nërrugën e Dibrës, rrugën Riza Cerova, si dhe rruga ngjitur me shtëpinë e Lulit, që nuk ka mundësi që të pastrojë para derës”, tha Veliaj.Më tej, kandidati i majtë për Tiranën shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar me tregjet. Duke theksuar se në këtë njësi ka 7 tregje jashtë standardeve higjieno-sanitare, Veliaj tha se do të kemi tregje moderne, ku qytetarët të kenë garancinë e bashkisë që ofrohet ushqim sipas kushteve tëhigjenës.
Krahas projekteve lokale, Veliaj solli në vëmendje edhe projekte madhore që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe prekin njësinë 8. “Projekti i Pazarit të Ri, një zonë e cila prek këtë zonë dhe njësinë nr. 2.Bulevardi i ri është projekti i ynë vizionar që kemi pasur që në 2011, për ta zgjeruar me gjelbërim dhe jo me pallate. Ne do i kthehemi projektit të parë me gjelbërim, jo me pallate.Do të jetë një park qendror në mes të Tiranës”, tha Veliaj. 
Në këtë takim, ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë për ndalimin e punimeve për pallatin që po ndërtohet te diga e Liqenit, duke theksuar se: “Falë presionit tonë, falë faktit qëçdo ditë e përmendnim anulimin e ndërtimeve tek diga, gjykata vendosi pezullimin e ndërtimit te diga. Kjo është fitore e qytetarëve të Tiranës. Ua kemi premtuar që në ditën e parë të fushatës, kur qytetarët kërkojnë të drejtën, kur politikën që do qyteti e ka me vete, kur kanë një qeveri që po e çon Shqipërinë në drejtimin e duhur, nuk ka asnjë arsye pse Tirana të mos shkojë në drejtimin e duhur. Po ju them se, ashtu siç u pezullua ky ndërtim, do t’i shkojmë deri në fund luftës për 60 lejet që Lulzim Basha dhe Shkëlzen Berisha dhanë në prag të fushatës, për t’u siguruar që qyteti të ketëparqe dhe jo beton, lulishte dhe jo beton, gjelbërim dhe jo beton”.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe deputeti socialist për Qarkun e Tiranës, Eduard Shalsi, i cili apeloi ndaj banorëve që të votojnë për Erion Veliaj. “Ju do të votoni një Erion qëështë i gatshëm të përballet me sfidat, i aftë t’i japë zgjidhje problemeve.Ka një arsye pse Erion Veliaj do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës: Ai ka një plan të qartë për një të ardhme më të mirë dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Tiranës”, apeloi Shalsi.