Vau i Dejes-Basha: Rama shkeli çdo premtim, mbolli krimin dhe korrupsionin, tradhtoi shqiptarët

422
Sigal

Gazeta Telegraf/ Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike ishte në Vaun e Dejës, ai dëgjoi dhe bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të
Partisë Demokratike. Duke u ndalur në situatën e rëndë ekonomike që po kalon
vendi,  Basha tha se Edi Rama  është shkaktari i kësaj situate për
shkak të keqqeverjes, mosmbajtjes së asnjë premtimi, krimit dhe korrupsionit.
Basha tha se Edi Rama është tradhtari më i madh i shqiptarëve, të cilëve iu
mori votën duke premtuar punësim, shëndetësi falas, ulje taksash dhe bëri të
kundërtën duke detyruar mijëra shqiptarë të emigrojnë dhe duke i skallëvuar
qindra të tjerë në parcelat e hashashit.

 

 

Basha: “A ka njeri që i ka tradhtuar
më shumë shqiptarët sesa Edi Rama që u premtoi 300 mijë vende pune  dhe i
nisi 200 mijë refugjat? A ka njeri që i ka tradhtuar më shumë shqiptarët se sa
Edi Rama që u mori votën për shëndetësi falas dhe e ka katandisur shëndetësinë
në gjendje mesjetare? Sepse milionat që duhet të shkojnë për përmirsimin e
shërbimit të materniteteve, për ilaçet më bazike, për oksigjenin, i merr Vilma
Nushi  dhe i ndan në fshehtësi me Edi Ramën dhe me shpurën e tij të
korruptuar. A ka tradhti më të madhe se sa të vish në pushtet duke përdorur si
kalë beteje  ndalimin e  importit të mbetjeve dhe në momentin më të
parë t’i kthesh kurrizin e të rikthesh mbetjet dhe ata që dje i quajte
heronj  t’i quash sharlatanë. A ka tradhti më të madhe sesa t’i premtosh 
popullit se do t’u ulen taksash  dhe tua rrisësh taksat? A ka tradhti më
të madhe ndaj popullit  t’i premtosh se do përmirësosh qeverisjen
dhe  t’i vesh kriminelët në qafë ? A ka tradhti më të madhe për
popullin  se sa të marrësh milionat, miliardat e buxhetit që i vjel me
taksat  e rritura, me faturat e rritura, ti marrësh të gjitha për vete dhe
për një grusht biznesmenësh hajdut dhe popullin ta lësh para tre alternativave;
varfëri absolute, burg ose emigracion. A ka tradhti më të madhe se sa të skllavërosh
popullin tënd  me të keqen më të madhe që ka njohur ky vend, që ka njohur
jo pak marrëzi, që është mbjellja, kultivimi dhe trafiku i drogës”?

 

Lideri i opozitës theksoi me tej
se “Rama nuk ka asnjë bilanc, asnjë premtim të mbajtur, ka veç
keqqeverisje, varfëri dhe mjerim. Ndërsa po vjen përballja me qytetarët ai ka
filluar sërish me mashtrimet e tij për tua hedhur shqiptarëve. Sot, nuk ka
shqiptar që e beson më Edi Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve në pushtet.

 

Si ka mundësi në 3 vite 12
miliardë euro i ka vjelë me taksa dhe jo vetëm nuk i rrit subvencionet po i
përgjysmoi, dhe ato qe buxhetoi ia dha një grushti grumbulluesish  dhe
importuesish të inputeve bujqësore. Sepse skema e kësaj qeverie ka qenë dhe
është,  merrja shumicës dhe jepja pakicës”.