Gjysh Sorosi “kundra” diktatorëve

733

Luan LAZE

Sorosi paska vendosur të financojë projekte kundra diktatorëve të rinj, sepse, sipas tij, shoqëria civile në shumë vende është tepër e rrezikuar. Pra, gjysh Sorosi, pasi financoi e solli në pushtet nxënësit e tij më të zellshëm e i mbështeti si diktatorë, tani do paguajë që të përmbysë këta!!! E zgjidhjen e ka gjetur. Tani po nga nxënësit e tij më të rinj, nga shoqëria civile, do piketojë diktatorët dhe perversët e ardhshëm,për të përmbysur ata që ai tani i quan të vjetër. Ndoshta arsyeja është se ndonjëri nga këta i ka dalë jashtë kontrollit e po i prish punë në mbjelljen e çdo perversiteti në popujt e botës, për të cilën ai ka shpenzuar aq shumë. Ka shpenzuar thashë? Po pra, nga paratë e vetë popujve të cilët ai ka zhvatur me mjeshtëri. Dhe loja e madhe globale e mashtrimit rinis nga fillimi. Por më parë duhen qëmtuar, financuar, mbrojtur dhe promovuar këto fyçkat nga shoqëria civile. Sepse vetëm në shoqërinë civile mund të gjesh ushtarakët më të devotshëm.

Suksese gjysh Sorosi!