Vasili sulmon Ramën: Shëndetësia jote “falas” ka vdekur, ti ia fut kot!

87

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka ndërhyrë në debatin e hapur këtë të enjte nga lideri i demokratëve Lulzim Basha, i cili u shpreh se rreth 1500 fëmijë diabetikë nuk janë pajisur për këtë vit me fishat e diabetit.
Pas akuzave të Bashës është përgjigjur Ministrja Manastirliu e cila tha se këtë vit fishat do të jepen falas dhe brenda muajit janar.

Por ndryshe e sheh këtë debat deputeti i LSI-së Petrit Vasili, i cili shkruan në rrjetin social se shëndetësia falas e kryeministrit Edi Rama ka vdekur prej kohësh, ashtu si edhe premtimi i tij i kahershëm se standarti “falas” do të arrihej brenda vitit 2017. Vasili shkruan se e vetmja gjë që ka mbetur nga shëndetësia shqiptare është militantizmi provincial i qeveritarëve të majtë, që sipas deputetit të LSI-së “ja fusin kot” ashtu si edhe Edi Rama.

Për më tepër lexoni statusin e Petrit Vasilit:

Shendetesia falas vdiq rrofte militantizmi provincial

Shendetesia e ketij kryeministrit te semure pa sherim, sot eshte thjesht rilindja e memorjes se rrenuar dhe militantizmit provincial.

Cfare eshte bere me pare eshte e qarte,por po jua freskoj pak memorjen: u be ligji baze i sistemit shendetesor dhe sistemi mix siguracion+buxhet shteti ai qe mbreteron dhe sot, vdekshmeri foshnjore dhe amtare nje shifrore,skaner ne cdo rajon te vendit,per here te pare sistem referimi,spital te ri modern te urgjences,spital te ri kirugjikal ne Elbasan, telemedicine edhe akseleratoret meqe i kane merak edhe tre rezonanca te reja etj etj.

Po ky kryeministri cpo ben….apo eshte i afte vetem per dengla me shendetesi falas te cilen do ta bente brenda 2017.

Ja pata thene qe ja fut kot dhe nuk e ben dot,por kishte qejf ti dilte boja dhe ja i doli….shendetesia falas vdiq.

Tani ta gezoni shendetesine e koncesioneve qindra milioneshe euro me kryeministrin ne krye te tyre..