Hakmarrja 7-vjeçare e Berishës ndaj Fierit, Ballshit, Tepelenës, Gjirokastrës, Sarandës!!

492
Sigal

Dje, në Komisionin e Ekonomise së Kuvendit, u verifikua se: Marrëveshja financiare për ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë është nënshkruar dhe depozituar në Kuvend në qershor 2005; Sali Berisha-kryeministër atë kohë, anulloi ndërtimin e kësaj rruge dhe bllokoi miratimin e marrëveshjes; BERZH dhe BEI, financuesit e paketës së zhvillimit “Levan-Vlore, Levan-Tepelene, by pass Fier”, bllokuan financimin e dy akseve të tjera me kusht miratimin e marrëveshjes për Levan-Tepelenë; Sali Berisha, pas 2 vitesh, në maj 2007 lejoi miratimin e marrëveshjes financiare në Kuvend; në nëntor 2008, Sali Berisha përfundoi procedurat e prokurimit për dy lotë të rruges; Sali Berisha zgjodhi kompaninë Todini për njerin lot, Alpine për lotin tjetër; Alpine është kompania që futi në treg Lulezim Basha dhe botuesi i personal i Sali Berishës duke i dhënë kontrata mbi 100 milion euro; vetëm në prill 2009, Sali Berisha vendosi të nisë punimet në atë rrugë. Deri tani, ka mbaruar vetëm loti i parë i rrugës prej 32 kilometra! Loti i dyte nuk ka mbaruar dhe as dihet kur do mbarojë. Nga ky lot, pra nga 30 kilometra: 4.5 kilometra nuk janë nisur fare, madje do i lihen në dorë koncesionarit të hidrocentralit të Kalivacit për tu bërë, është koncesionari që ka 9 vjet që nuk po bën hidrocentralin, imagjinoni rrugën; 8 kilometra, nga Memaliaj në Tepelenë nuk janë bërë farë; sipas drejtuesve të ministrisë, kanë ndodhur rreshkitje të mëdha dheu aq sa nuk po gjejnë zgjidhje për më tepër që kërkohen para të tjera, deri në 8 milion euro!!!! Pra nga 72 km rrugë me 3 korsi, aspak autostrade, 12 km nuk kanë nisur fare dhe as dihet kur do të nisin dhe sa para shtesë do kërkojnë!! E njëjta histori është me by pass-in e Fierit, pa të cilin të dy akset, Levan-Vlorë e Levan-Tepelenë, dalin jashtë përdorimi! Dëmi? Kolosal! Vetëm nga by pass fier, humbjet vjetore për qytetarët kanë qënë 6 milion euro në vit!! Për 7 vite arrijnë në 42 milion euro!!! Po për Vloren? Po për Ballshin, Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën? Kjo është hakmarrja e Sali Berishës ndaj gjithë asaj zone! Por kjo është edhe pagesa e korrupsionit me tenderat për gjithë Jugun!