Lulzim Basha: Shqiptarët të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar

416
Sigal

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka folur pa doreza në një intervistë për Al Jazeera, duke i ngarkuar përgjegjësi për situatën edhe ndërkombëtarëve. Ndryshe sa jemi mësuar me deklarata diplomatike, Basha ka deklaruar se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar.

“Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potencialisht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës e cila tashmë ka ndodhur”, thotë Lulzim Basha për Al Jazeera.

“Ky është një vend i sigurt për opozitën, por që nuk ka një kandidat pasi po bojkoton plotësisht zgjedhjet lokale. Partia Demokratike akuzon qeverinë për korrupsion dhe kërkon zgjedhje të përgjithshme, është duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama”, thuhet në kronikën e Al Jazeera për zgjedhjet në Shqipëri.