Vasili: Shqipëria zhytet në korrupsion pas 2017 së tepsisë së Rilindjes

474
Sigal

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për korrupsionin në Shqipëri duke thënë se Shqipëria është zhytur në korrupsion pas vitit 2017. Vasili shton se tepsia, timoni edhe portalet qindramilionëshe të Bashkëqeverisjes e thelluan hajduterinë dhe grabitjen e Rilindjes.

Ja postimi i plotë i Vasilit:

Raporti i Transparence International tregon qartë se korrupsioni është thelluar në Shqipëri pas 2017 dhe Shqipëria ka rënë edhe dy shkallë në rënditjen botërore.

Tepsia dhe timoni shto këtu edhe portalet qindramilionëshe të Bashkëqeverisjes me qytetarin e thelluan hajduterinë dhe grabitjen e Rilindjes.

Ndaj edhe perfaqësusi i OSBE në Tiranë deklaron:

“Borchardt: E shohim me shqetësim perceptimin e përmbysur për korrupsionin në Shqipëri. Rezultatet e indeksit tregojnë se Shqipëria duhet të vijojë së reformuari sistemin e institucioneve të saj publike, i cili perceptohet si më i korruptuar sesa dy vjet më parë.”

Komentet e metejshme jane te teperta.