Ja si të eleminoni shpejt njollat e kafes dhe verës në rrobat tuaja…

717
Sigal

Si të eleminoni shpejt njollat e kafes dhe verës në rrobat tuaja

Të gjithëve u ka ndodhur të paktën një herë që gjatë një darke me miqtë tuaj apo familjen të keni bërë pis veshjen tuaj të preferuar.

Njollat e ushqimeve hiqen me lehtësi, por nuk ndodh e njëjta gjë për njollat e verës apo kafes.

Më poshtë do ju sjellim disa mënyra si t’i eleminoni këto njolla:

Njollat e kafes

Përbërësit:

-Uthull të bardhë

-Sodë buke

-Peshqir

-Furçë dhëmbësh

Udhëzime:

-Njomni një peshqir me uthull të bardhë dhe me të fërkoni me kujdes pjesën me njolla në rrobë. Nëse njolla e kafes ka shumë kohë tek rroba, mbulojeni atë me sodë buke dhe më pas e fërkoni me një furçë dhëmbësh. Në fund e lani me ujë të ftohë.

Njollat e verës

Përbërësit:

-Uthull të bardhë

-Sodë buke

-Furçë dhëmbësh

Udhëzime:

Njomni pjesën e njollosur me uthull të bardhë për të paktën 15 minuta. E fërkoni atë me një peshqir të pastër. Pastaj e mbuloni menjëherë me sodë buke. Lageni furçën me uthull të bardhë dhe fërkoni me kujdes pjesën ku keni hedhur sodë buke. Në fund e lani me ujë të ftohtë.