Vasili, Ramës, për reformen në drejtësi, përfundove si qen i rrahur lagjeje

690
Lëvizja Socialiste për Integrim akuzon kryeministrin Rama se po mashtron lidhur me reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e kryeprokurores vetëm me votat e shumicës.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se pasi Meta e detyroi të votonte reformën, Rama sot deklaron se e ka dashur shumë reformën.
Ja statusi i plotë i Petrit Vasilit
Maninë e gënjeshtrës se kryeministrit s’e shëron dot as mjekësia me koncesione.
Ne 21-22 korrik nga 140 votat e reformës ne drejtësi kishte tmerr vetëm kryeministri, këtë e di i madh e i vogël.
Kryeministri përgatiti ne atë kohe edhe pazarin e gjësë se gjallë për te blere votat për reformën, ashtu siç bën sot qe e zgjedh e kap kryeprokurorin me 69 vota me pak se çdo ministër.
Pazarin e gjësë gjalle e zhbëri Ilir Meta dhe LSI,kryeministrit ja mbërthyen flegrat e hundës,përfundoi si qen i rrahur lagjeje dhe votoi pa llafe si qengj bashke me tjerët,me 140 vota.
Sot ky qen i rrahur gënjen e thotë që medemek ky e paska dashur shumë reformën.
Por gungën e gungaçit dhe sëmundjen e gënjeshtrës së kryeministrit s’ka mjekësi që e shëron qoftë kjo edhe me koncesione.
Sigal