Vasili: Me “reformat” e kapjes së shtetit nga Edi Rama, të tretët më botë për korrupsion

99

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë të tretën në botë për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon Kryeministrin Rama duke u shprehur se “Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion”.  

“Kështu vazhdo, Edi Rama“, përfundon postimin Vasili.

Në vijim postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Me suksesin e “reformave” të Edi Ramës, nga të tretët do të jemi të parët në botë për korrupsionin.

Banka Botërore konfirmon se Shqipëria ështe e treta në botë për korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit.

Kam dëgjuar disa të huaj që thonë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e reformave.

Me këto “reformat” e kapjes së shtetit nga Edi Rama jemi të tretët me botë për korrupsion.

Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramen në krye do jemi të parët në botë për korrupsion.

Go Edi Rama go!