Basha mesazh falënderimi për mjekët: Jeni garancia dhe forca jonë, bashkë do fitojmë këtë betejë

490
Sigal

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vjen me një mesazh mirënjohje për bluzat e bardha, të cilat në këto momente po përballen me pandeminë e COVID-19.

Përmes një postimi në rjetet sociale, Basha thekson se stafet mjekësore janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ndërsa theksoi se, bluzat e bardha kanë nevojë sot për mbrojtje e pajisje shëndetësore, lideri i opozitës nuk harroi pa falënderuar SHBA-të për ndihëm e ofruar për testet e koronavirusit.

MESAZHI I BASHËS

Sot në Ditën Botërore të Shëndetit mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA, e cila do t’i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira.