Sigal

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasil ka reaguar pas ‘pritjes’ që protestuesit i bënë sot kryeministrit Edi Rama tek spitali i Traumës, ku njëri prej tyre e qëlloi dhe me këpucë.

Vasili përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se edhe aty Rama arrestoi njerëz se i thanë ‘hajdut e maskara’.

Statusi i plotë:

Kryeministrit me këpucë kokës.

Kryeministri qëllohet me këpucë nga populli, se ndyu spitalin me diarrenë e deklaratave të tij,bile arrestoi edhe atje njerëz sepse i thonë “hajdut dhe maskara”.
Po pse i arreston? Se thonë të vërtetën?