Vasili i kujton Ramës deklaratat e 2006: Si e kërcënoje Berishën

482
Sigal

Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në dhjetor të vitit 2006, atëherë kryetar i opozitës.
Për deklaratat e 2006, Vasili tha se Rama kërcënonte publikisht kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha se nëse nuk do shtyheshin zgjedhjet, atëherë as zgjedhje nuk do të lejonte të zhvilloheshin.

Vasili deklaroi se LSI do denoncojë pa u lodhur, pa u tërhequr asnjë hap të gjithë manipulimin e jashtëzakonshëm shtetëror, mashtrimin e madh publik dhe vazhdimin e skenarit të kriminalizimit të zgjedhjeve.

Duke u ndalur tek Bindja Demokratike, Vasili tha se qeveria, për të justifikuar farsën e zgjedhjeve ka arritur në skandale. “Këtu kemi një dokument, i cili është turpi i të gjithë këtij pushteti ku një kandidat për deputet, i cili kërkon të mbështesë një nga partitë e krijuara tani së fundmi në furrikun e Edi Ramës, Andi Përmeti, i cili ka një mandat prej më pak se 4 javësh, e ka marrë në 25 prill, ka bërë betimin e tij”.

Deklarata per media e Nenkryetarit te LSI-se, Petrit Vasili
Të nderuar qytetarë dhe qytetare. Jemi në këtë komunikim së bashku për të denoncuar pa u lodhur, pa u tërhequr asnjë hap pas të gjithë manipulimin e jashtëzakonshëm shtetëror, mashtrimin e madh publik dhe vazhdimin e skenarit të kriminalizimit të zgjedhjeve.

Ky skenar ka arritur në dimensione të tilla, të cilat janë shumë të rënda penalisht, por njëkohësisht i çjerrin maskën dhe i nxjerrin fytyrën e vërtetë kësaj qeverie. Kjo qeveri, për të justifikuar farsën e zgjedhjeve ka arritur në skandale të tilla sa, këtu kemi një dokument, i cili është turpi i të gjithë këtij pushteti ku një kandidat për deputet, i cili kërkon të mbështesë një nga partitë e krijuara tani së fundmi në furrikun e Edi Ramës, Andi Përmeti, i cili ka një mandat prej më pak se 4 javësh, e ka marrë në 25 prill, ka bërë betimin e tij.

Raportohet nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Parlamenti monist i shkatërruar, i përdhunuar i këtij vendi sikur ka 6 muaj si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, pra 4 javë dhe këta e deklarojnë sikur 6 muaj. Një turp të tillë fiksojeni shumë në mendje të nderuar qytetarë, të kuptoni se ç’të paturp e qeverisin këtë vend.

Së dyti, e deklaroj dhe njëherazi që ky deputeti i deklaruar si i pavarur, pra vetë ka deklaruar si i pavarur na përfaqëson një parti të caktuar.
Me gjithë atë kryesorja është diku gjetkë. Ne sot kemi një kryeministër që çirret dhe bërtet edhe sot nuk ka munguar të shpërthejë logorenë e tij psikopatike, por dhe kriminale lidhur me zgjedhjet dhe raportin e tij që zgjedhjet nuk ndryshojnë, zgjedhjet nuk lëvizin, zgjedhje, të cilat janë të paprekshme dhe të shenjta, ja këto zgjedhjet me këtë hajdutërinë e pa filluar ende.

Por çfarë thoshte ky kryeministër, vetë ky në garë si opozitar në vitin 2006.

Të nderuar qytetarë, do t’iu lutesha shumë si asnjë herë të kem vëmendjen tuaj. Edi Rama deklaronte në Dhjetor të 2006-ës 2 javë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2007 që zhvilloheshin në Janar dhe çfarë thoshte në 24 Dhjetor, dëgjoni të nderuar qytetarë.

Rama thoshte për kryeministrin e kohës Sali Berisha: ‘Kryeministri i Shqipërisë i trembet zgjedhjeve. Ai do zgjedhje të deformuara ose nuk i pranon, ndërsa ne duam zgjedhje të lira e të ndershme’, dhe Edi Rama përfundonte me fjalinë: ‘Ose zgjedhje nuk do të ketë për këtë ju garantoj’, pra Edi Rama thoshte në 2006-en dua zgjedhje të lira dhe të ndershme ose zgjedhje nuk do të ketë, ju garantoj, ky ishte Edi Rama. Në qoftë se një qytetar i vetëm harron apo pranon të tërë demagogjinë dhe hipokrizinë e këtij njeriu që do të ruajë pasuritë e kriminalizuar të tij do të turpëronte keqas veten e tij, pra ky Edi Rama në 2006 thoshte se ose zgjedhje të lira dhe të ndershme ose zgjedhje nuk do të ketë, ju garantoj.

Këto çështje të nderuar qytetarë dhe qytetare, zgjidhjen e këtij problemi dhe manipulimi të tmerrshëm që është në sytë tuaj ju e kuptoni fare mirë, është një provë dhe dëshmi shumë e rëndë për një Prokurori që vazhdon të qëndrojë në heshtje. Kjo Prokurori në mënyrë të rrufeshme duhet të kishte filluar çështjen penale, ata që lëshojnë dokumente të tilla dhe falsifikojnë në ditën për diell, shkelin ligjet për këto zgjedhje të vdekura të 30 qershorit që nuk ekzistojnë dhe nuk do të ekzistojnë, nuk dot ketë të tilla zgjedhje të vdekura. Duhet të lëviznin, duhet të fillonin pa asnjë mëshirë dhe kompromis goditjen e këtij kriminaliteti në pushtet, të të njëjtit pushtet i cili hesht.

Ka 3 ditë që hesht, ka mbyllur gojën përpara skandalit më të pa parë në historinë e Shqipërisë të 140 milionë eurove, të cilat qeveria i ka humbur në gjyqin ndërkombëtar të arbitrazhit me një biznesmen italian, biznesmeni Beketti, duke ekspozuar Shqipërinë përpara një katastrofe financiare, duke akumuluar dhe një borxh të një gjyqi tjetër që shkojnë të gjitha së bashku 200 milionë euro, për shkakun e një njeriu që quhet Edi Rama, çfarë do të thoshin këto qindra milionë euro? As më shumë dhe as më pak, do të thoshin 20 vjet subvencione për mijëra fermerë në bujqësi, do të thoshte aplikimi menjëherë dhe pa asnjë kufizim të statusit të minatorit, do të thoshte që të gjithë naftëtarët që sorollaten për statusin e tyre ta merrnin në mënyrë të menjëhershme.

Do të thoshte që të gjithë studentët shqiptar nuk do të kishin nevojë të protestonin për tarifat, po për më shumë se 15 vjet do ti kishin të gjitha tarifat të paguara dhe shkolla dot të ishte pa pagesë, ashtu si duhet të ishte në një vend të varfër, ku studentët duhet të paguajnë lekun e fundit të djersës dhe gjakut të prindërve të tyre, ndërsa këta vjedhin 200 milionë euro për interesat e atyre oligarkëve të oborrit. Do të thoshte që ilaçet e mijëra pensionistëve, të cilët nga xhepat e fëmijëve të tyre dhe nga pensioni i tyre i varfër grumbullojnë për të siguruar mbijetesën e tyre shëndetësorë, ndërkohë që mund tu ofroheshin fare mirë gratis me gjithë këto qindra milionë euro.

Do të thoshte që nuk do të kishte më shkollë në Shqipëri pa ngrohje dhe nuk do të ishin fëmijët shqiptar duke u dridhur të përpiqeshin të merrnin dije apo të ndërtoheshin dhjetëra e dhjetëra shkolla, pa pasur nevojë që fëmijët shqiptar të mësojnë me dy turne edhe të sakrifikohen në kushte çnjerëzore. Do të thoshte që do të kishim me këto para pa frikë 2 qendra spitalore të reja akoma më moderne se qendra spitalore “Nënë Tereza”. Dhe do të thoshin që shërbimi shëndetësor do të kishte një frymëmarrje të jashtëzakonshme dhe shumë të qetë për shëndetin e njerëzve. Njëherazi, jam i detyruar t’u them se është shumë i rëndësishëm që përpara na presin akoma dhe ditë më të zeza.

Nga kjo foltore ju kam informuar qytetarë se si e kam informuar kryeministrin që në vitin 2017 që një katastrofë me qindra milion euro që shkojnë deri në 2 miliard euro po i kërcënojnë Shqipërisë nga prishjet e njëanshme për interes të kryeministrit të oligarkëve të kontratave. Brenda një kohe shumë të shkurtër 200 milion euro dënim i kanë ardhur Shqipërisë. Dhe ju thash se çfarë gjendje katastrofike është. Pra, në këtë rast prokuroria shqiptare po ngarkon veten në mënyrë shumë të rëndë. Çështja penale ndaj kryeministrit dhe ministrave, drejtorëve dhe përgjegjësve të tij, duhet të kishte filluar. Për këtë arsye, populli është në protestë pasi kur drejtësia nuk flet, do të flas populli.