Vangjel Tavo: LSI forcë e parë. Bashkohuni me fituesit

646
Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka nisur prej disa javësh fushatën dhe takimet me votuesit e në Qarkun e Gjirokastrës. Së bashku me ekipin e kandidatëve të LSI-së në këtë qark, Tavo ka zhvilluar takime ku ka prezantuar programin e kësaj force politike. Punësimi dhe investimet janë prioritetet e LSI-së në këtë qark.
Ndryshe nga forcat e tjera politike, LSI ka përzgjedhur në këtë qark kandidatë që kanë lidhje të forta më zonën elektorale dhe nuk janë importuar nga Tirana apo qarqet e tjera. Kjo bënë që premtimet në fushatë të jenë më realiste.
“LSI është dhe do vazhdojë të jetë forca e PARË politike në qarkun e Gjirokastrës! Bashkohu edhe ti me NE! Bashkohu me FITUESIT!”,- shkruan Tavo në Facebook.
Kandidatët e LSI në Gjirokastër:
VANGJEL TAVO
EDIOLA BRAHA
GJERGJI PETRO
ENTELA IBRAHIMI
FRESKIDA ÇAKO
Sigal