Unifikimi i partive shqiptare në Maqedoni, Rama: Hap historik

504
Sigal

Kryeministri
i vendit, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e partive shqiptare në Maqedoni të
cilat për herë të parë kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kanë
radhitur kërkesat e tyre në mënyrë që të formohet qeveria e re. Rama shprehet
se vullnet i liderëve të partive shqiptarë ne Maqedoni është një hap historik.

“Hap
historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni:
Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen per karrige qeverie”- ka shkruar Rama në
‘Facebook’.

Partitë
kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë deklaruar frontin e tyre
unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së
ardhshme maqedonase.

Kujtojmë
se në zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e
veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev,
e cila kandidoi edhe dy deputetë shqiptarë.

Por
përfshirja e Tiranës zyrtare ka qenë thuajse intensive dhe e paprecedentë.
Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati u përfshinë personalisht,
publikisht dhe prapa kuintave për bashkimin e këtyre elementëve thuajse
përjashtues politikë ndaj njëri-tjetrit.