Topalli: Rama dhe Basha janë bashkë, duhet një 8 dhjetor i dytë për t’i rrëzuar!

445
Një nga zërat më të fuqishëm dhe me influencë në Partinë Demokratike,  në Ditën e Rinisë, ku mijëra studentë u ngritën për të shembur komunizmin, foli për situatën politike në vend. E ftuar në studion e emisionit “Studio e Hapur”, ndonëse jashtë Parlamentit, Jozefina Topalli ndalet tek situata në Partinë Demokratike, dhe tek marrëveshja Rama-Basha e 18 majit. “Sot është një ditë e rëndësishme 8 dhjetori, një ditë që të kujton një gjë të rëndësishme kur studentët brohoritën frazën e famshme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Pas gati çerek shekulli ata që e premtuan realizimin e kësaj ëndrre duket se e kanë thyer premtimin, kanë dështuar. Është e vërtetë kjo? Është në tërësi një ëndërr e thyer. Jo vetëm kur themi apo ëndërronim se vendin duhet ta shihnim si gjithë Evropa, nuk donim të ishim thjesht në BE, por donim të ishim të barabartë në të gjitha aspektet me qytetarët e Evropës, por është një ëndërr e thyer, e largët. Duhet të ishte një moment reflektimi, por me klasën politike nuk besoj se ka një moment reflektimi, nuk besoj se ka për të pasur një analizë; pse kemi varfëri, pse jemi këtu? Pse shqiptarët duan të ikin, pse flitet për një rritje të varfërisë? Pse brezi i ri e sheh veten të pamundur, pse ikën jashtë dhe kthehen në korrierë drogë? Kjo është gjëja më e dhimbshme që mund t’i ndodhë një vendi. Nuk ishte kjo ëndrra, pse shqiptarët u dyndën dhe vrapuan pas një ëndrre. Sot nuk ka një ëndërr.”
Sigal