Tobias Zech: Meta, lider kyç në stabilitetin e Ballkanit

439

Deputeti i CDU/CSU në
Bundestagun Gjerman, z. Tobias Zech, përshëndet Konventën Kombëtare të LSI-së

 Tobias
Zech: LSI, forcë politike që punon pro anëtarësimit në BE

Tobias
Zech: Meta, siguri për stabilitetin e Ballkani

Tobias
Zech: Vlerësoj Metën për miratimin e reformës në drejtësi

Tobias
Zech: Miratimi me konsensus, rruga evropiane

Punimet
e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së i përshëndeti edhe z. Tobias Zech,
deputet i CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht zëvendëspresident i
Partisë Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Në fjalën e tij përpara delegatëve dhe drejtuesve të LSI-së, z. Zech vlerësoi
bashkëpunimin e frytshëm dhe të ngushtë ndërmjet dy vendeve, duke shprehur
mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.
“Faleminderit për ftesën në Konventën e partisë tuaj dhe në vendin tuaj të
bukur. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm midis
Shqipërisë dhe Gjermanisë. Dhe këtë javë Kancelarja Merkel e theksoi edhe një
herë që ne do të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë, jo vetëm bashkëpunimin
parlamentar, jo vetëm në bashkëpunimin bilateral, por edhe bashkëpunimin
ekonomik dhe do të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, – tha deputeti gjerman. Në
fjalën e tij, z. Tobias Zech vlerësoi figurën e Kryetarit të Lëvizjes
Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, si një nga politikanët kyç në
stabilitetin e Ballkanit dhe në procesin integrues të Shqipërisë. “I nderuar
Kryetar Meta! Ju dhe partia juaj në shkuarën keni bërë një punë të shkëlqyer në
drejtim të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Kryetari Meta ju
jeni një lider kyç në Ballkan për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit.
Kemi njohur punën që ju keni bërë në të shkuarën, gjithashtu jemi të sigurt për
punën që do të bëni ju në këtë drejtim në të ardhmen”, – tha përfaqësuesi i CDU/CSU
në Bundestagun Gjerman z. Tobias Zech.

Sigal