Tiranë – Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit para seancës plenare

472
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon një takim me aleatin e tij në qeverise Ilir Meta para nisjes së seancës plenare.
Në rendin e ditës për seancën e sotme plenare janë planifikuar për diskutim disa projektligje dhe marrëveshje, nga akti normativ për buxhetin, projektligji për sigurinë kibernetike, që pritet të sjellë debate për votimin elektronik, projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2010, për projektin “linja e transmisionit 400 kv Shqipëri – Maqedoni” etj.
Sigal