TIRANE/ Numërohen 14 kuti, PS kryeson me mbi 1 mijë vota diferencë nga PD, LSI në vend të tretë

464
Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në kryeqytet ku është edhe numri më i madh i deputetëve, plot 34. Nga kutitë e para të numëruara udhëheq PS e ndjekur nga PD dhe LSI.

Deri më tani janë hapur 14 kuti 1198. Në këto kuti të para, Partia Socialiste kryeson bindshëm me mbi 1 mijë vota diferencë. Për Ramën kryeministër kanë votuar deri tani 2438 vetë në kryeqytet. PD ndjek me 1298 vota, LSI mban vendin e tretë me 657, LIBRA me 94 vota dhe PDIU me 82.
Sigal