Tiranë – Dita e 12 e protestës, Basha: Fitorja po vjen, kauza po triumfon

467
Në ditën e 12-të të protestës kryetari i PD-së u shpreh optimist se fitorja e kauzës për të cilën ata kanë nisur protestën prej 18 shkurtit po triumfon.

Basha: “ Është e pashmangshme. Fitorja po vjen, kauza po triumfon. Më shumë shqiptarë po bashkohen këtu në sheshin e lirisë. Kjo është betejë për jetë a vdekje. Ose Shqipëria do të përfundojë në një vend të errët, ose me qëndresën e bashkimit popullor do ta shporrim dhe me një qeveri teknike do i japim vendit zgjedhje të lira e të ndershme ku qytetarët të vendosin për fatin e tyre dhe një qeveri që kthen rendin dhe lufton drogën”

Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.

Një ditë më para Basha tha se krimi i bërë njësh me pushtetin po rrezikon sigurinë kombëtare.
Sigal