Policia italiane ka goditur një bandë hajdutësh shqiptarë, të cilët vidhnin banesa në Xhenova. Ansa shkruan se në pranga janë vënë këtër shqiptarë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.
Sipas mediave italiane brenda dhjetë ditëve ata kanë vjedhur 5 banesa në Valpolcevera.
hajdutët shqiptarë kanë kryer dhjetëra vjedhje gjatë muajve nëntor – dhjetor 2016 duke përdorur të njejtën teknikë: Si akrobatë, ngjiteshin nëpërmjet skelave ose tubave të gazit në katet e sipërme, thyenin dritaret dhe rrëmbenin të gjitha gjërat me vlerë që mund të gjenin.
Të arrestuarit janë 35-vjeçari shqiptar Alban Brahja, Gerardo Kolaj, 29 vjeç, Nikoll Kola, 20 vjeç, Luigj Lekgegaj, 35 vjeç në bashkëpunim me një person tjetër i cili është shpallur në kërkim.
Hajdutët merrnin në banesa bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë.