Thirrjet në stadium, Rama në gjendje të rëndë, ngujohet në Surrel dhe anullon të gjitha takimet

675
Sigal

Kreu i qeverisë është ngujuar në banesën e tij në Surrel. Megjithëse është ditë e hënë ai nuk ka dalë nga vila e tij. Gjendja e tij ëhstë mjaft e rënduar pas thirrje të të gjithë stadiumit “Rama ik” mbrëmjen e djeshme.

Ish-Kryeministri Berisha thotë se Rama ka anulluar të gjitha takimet e planifikuara për ditën e sotme.

Postimi i Berishës
“Rama ndryhet ne Sarajet e Surrelit! Anullon te gjithe axheneden e sotme!

Miq, i traumatizuar nga nata e mbremshme ne stadium ku thirrjet e 20000 tifozeve Kuq e Zi i rikujtuan thirrjet e qytetareve te Bukureshtit ne dhjetor te vitit 1989, Edvini ka anulluar te gjithe axhenden e dites te sotme dhe eshte ndryre ne Sarajet e Surrelit!

Nderim tifozeve Kuq e Zi qe me thirrjet e tyre “Rama ik” leshuan kushtrimin popullor per fazen perfundimtare te revolucionit demokratik per permbysjen e Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij”, shkruan Berisha.

Shpërthimi i stadiumit në thirrjet Rama ik, ishte surpriza më e pakëndshme për Kryeministrin Edi Rama. Teksa ai mban një konference për shtyp me Dukën në prag të ndeshjes Shqipëri-Francë, tifozët kanë ndezur dritat e celularëve dhe thërrasin “Rama ik”. Ky ishte slogani i protestave të opozitës nga shkurti në qershor. Thirrjet “Rama Ik” kanë vijuar për disa minuta në stadiumin e ri “Air Albania”.

Dhe të mendosh se në stadium nuk ishin militantë partie por qytetarë, kjo të bën të kuptosh se shkalla e revoltës kundër regjimit që ka instaluar kreu i qeverisë është mjaft e madhe.

Kjo është kuptuar edhe nga Rama që ende sot nuk e ka marrë veten nga kjo pakënaqësi popullore e madhe të cilën ai e ka parë dhe e ka shijuar nga tribuna e stadiumit të ri me kullë.