“Territori”, Kushtetusja rrëzon PD, zgjedhjet 2015 me 61 bashki

447
Sigal

TIRANE–  Partia Demokratike rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese për reformën territoriale. Kjo do të thotë se zgjedhjet lokale të 2015 do të mbahen me ndarjen e re administrative e cila prej shtatorit është në fuqi dhe përcakton që qeverisja lokale në Shqipëri përbëhet nga 61 bashki.

Vendimi është komentuar menjehere nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka nguruar ta quaje vulë ndaj kësaj reforme. Rama tha se rrëzimi i kërkesës së demokratëve për ta shpallur të antikushtetues ligjin për ndarjen e re administrative-territoriale të vendit, i hap rrugën organizimit të territorit të shërbimeve.
 
 “Vendim i kthjellet i Kushtetuses qe vulos nje reforme historike dhe i hap rruge riorganizimit rrenjesor te territorit e shërbimeve”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetin social Twitter.

Reforma territoriale dhe harta e re me 61 bashki u ankimua nga Partia Demokratike në gjykatën kushtetuese, ku këtë të hënë me një vendim të formës së prerë gjykata ka njoftuar rrëzimin e kësaj kërkese. Pak ditë më parë në një seancë maratonë kushtetuesja rrëzoi dhe kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit.