Agron Duka reagon pas deklaratës së Palmer: Amerikanët janë të qartë, përfaqësim dinjitoz dhe i pastër në 25 prill

234
Sigal

Pas mesazhit të qartë të dhënë nga Zv/ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer se SHBA-të kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, vjen një reagim nga kreu i PAA-së, Agron Duka.

Përmes një postimi të shpërndarë në rrjetet scoiale, Duka ka vlerësuar qëndrimin e Palmer, ndërsa thekson se alternativa e opozitës është ndëshkimi i korrupsionit dhe ribërja e institucioneve.

Reagimi i tij i plotë:

SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Si Kryetar i PAA dhe pjesë të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” në zgjedhjet e 25 Prillit, vlerësojmë qëndrimin e zv.ndihmës-sekretarit të shtetit z. Palmer, që pas bisedimeve me krerë të shtetit dhe politikës, kërkon standarde të larta zgjedhore, besueshmëri të procesit dhe rezultatit zgjedhor.
Amerikanët janë të qartë dhe mesazhi i tyre është bindës dhe inkurajues, për të pasur përfaqësim dinjitoz dhe të pastër.
Është me rëndësi reforma në drejtësi dhe opozita ka dhënë mbështetjen e saj.
Alternativa e opozitës është ndëshkimi i korrupsionit dhe ribërja e institucioneve.
Ne përshëndesim këtë qëndrim që na jep garanci, për mosprekjen e proçesit nga elementë të korruptuar dhe inkriminuar, duke i bërë në standartet demokratike siç aleatët tanë kërkojnë.
Shqipëria më 25 Prill, do të japë dëshmi se është një partner i denjë për mikun tonë strategjik SHBA.