UASHINGTON – Clinton: Merkel, udhëheqëse e jashtëzakonshme, idhulli im

230

Gazeta Telegraf/


Kandidatja demokrate për
president, Hillary Clinton vlerësoi dje kancelaren gjermane, Angela Merkel kur
u pyet lidhur me udhëheqësit e saj të preferuar në botë.


“Më pëlqejnë shumë nga
udhëheqësit e botës”, tha Clinton para se të identifikonte kancelaren 
gjermane, Merkel, si një nga të preferuarat e saj.

“Unë mendoj se ajo ka
qenë një udhëheqëse e jashtëzakonshëm, e fortë gjatë kohërave të vështira në
Evropë, e cila ka ndikim edhe në pjesën tjetër të botës, veçanërisht në vendin
tonë”, u shpreh ajo.


“Jam impresionuar nga
udhëheqja dhe vendosmëria e saj në krizën e euros si dhe me trimërinë që ka
treguar lidhur me krizën e refugjatëve”, shtoi kandidatja e Partisë Demokrate.


“E njoh atë prej një kohe
të gjatë, që prej viteve ‘90, dhe shpresoj të kem mundësi për të punuar me të
edhe në të ardhmen”, përfundoi Clinton