Nisin punësimet pa konkurs për militantët

1371
Sigal

Qeveria bën nul ligjin për Nëpunësin Civil në Administratën Publike, VKM-ja paraprin fushatë elektorale

Fillojnë punësimet në shtet pa konkurs të militantëve

Dje me VKM qeveria de fakto bën nul ligjin për Nëpunësin Civil në Administratën Publike, duke punësuar në të gjitha kategoritë, e ulët dhe e mesme nëpunës pa kaluar fare në konkurse shtetërore, jashtë shërbimit civil. Kështu, për kategoritë e ulët janë 61 pozicione, ndërsa për kategorinë e mesme janë 18 pozicione, që do të thotë, që të gjithë drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e të të gjitha rangjeve të institucioneve shtetërore për vitin 2018 do të punësohen tashmë jashtë shërbimit civil, domethënë pa konkurse shtetërore. Jo vetëm kaq, por qeveria njofton se në Ministrinë e re për Rininë do të punësohen çdo vit me kontratë 1 vjeçare edhe praktikantë që do paguhen nga buxheti shtetëror. Të gjitha këto janë emërime në shtet që do të bëhen jashtë ligjit për Nëpunësin Civil të të gjithë militantëve të partisë. Këto VKM paralajmërojnë që fushata zgjedhore është e afërt

DISA NDRYSHIME, “PËR MIRATIMIN E PROGRAMIT KOMBËTAR TË PRAKTIKAVE TË PUNËS NË ADMINISTRATËN SHTETËRORE DHE INSTITUCIONET E TJERA PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

  1. Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë” zëvendësohet me “Ministria përgjegjëse për rininë”.
  2. Pikat 11/1 dhe 11/2 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“11/1. Ministria përgjegjëse për rininë administron procesin e punësimit të praktikantëve në thirrjet e radhës, për çdo institucion të administratës shtetërore, deri në 200 praktikantë në çdo vit buxhetor, bazuar në kërkesat e institucioneve për punësimin e praktikantëve për 1 (një) vit kalendarik dhe numrin e praktikantëve që kanë kryer me sukses programin kombëtar të praktikave të punës.

DISA SHTESA “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË TË PUNONJËSVE MËSIMORË NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR”,

Në vendimin nr.175, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat, si më poshtë vijon:

  1. a) Në lidhjen nr.1, që përmendet në pikën 2, bëhen këto shtesa:
  2. në numrin rendor 15, pas emërtesës “Psikolog shkolle” shtohet emërtesa “Mësues i praktikës profesionale”;
  3. në numrin rendor 22, pas emërtesës “Mësues në ciklin e ulët, në shkollat 9-vjeçare” shtohet emërtesa “Instruktor i praktikës profesionale”.
  4. b) Në lidhjen nr.2, që përmendet në pikën 3/a, bëhen këto shtesa:
  5. Në kolonën e dytë, që i përket grupit 3, shtohet paragrafi, si më poshtë si vijon:

“Personeli instruktor i praktikës profesionale, i punësuar me kontratë të përhershme dhe që ka mbaruar një shkollë të mesme të profilizuar.”.

  1. Në kolonën e tretë, “Niveli i diplomës”, që i përket grupit 3, shtohet paragrafi,  si më poshtë si vijon:

“Diplomë e shkollës së mesme profesionale.”.

DISA SHTESA “PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË, JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2018”

Në vendimin nr.184, datë 29.3.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:

  1. Në titullin e vendimit, pas fjalëve “… në kategorinë e ulët … ” shtohen fjalët “… dhe të mesme … ”.
  2. Në pikën 1, pas fjalëve “… të kategorisë së ulët …” shtohen fjalët “… dhe të mesme … ”.
  3. Pikat 2 e 3 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi është:

  1. a) 18 pozicione, për kategorinë e mesme drejtuese;
  2. b) 61 pozicione, për kategorinë e ulët drejtuese.

“3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil, për nivelin e mesëm drejtues (gjithsej 18), si dhe për nivelin e ulët drejtues (gjithsej 39), përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

KRIJIMIN E REGJISTRIT QENDROR TË BAZËS TË TË DHËNAVE PËR LLOGARITJEN E TAKSËS VENDORE TË PASURISË SË PALUAJTSHME “NDËRTESË” (KADASTRA FISKALE)

  1. Regjistri Qendror i Bazës të të Dhënave për Llogaritjen e Taksës Vendore mbi Pasurinë e Paluajtshme “ndërtesë” (RQTVPP) administrohet në formë elektronike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë (DPTP).
  2. DPTP-ja është institucioni përgjegjës për krijimin, mbajtjen, administrimin dhe bërjen të disponueshëm të informacionit që përmban baza e të dhënave të RQTVPP (sistemi elektronik i subjekteve kontrolluese).

Krijimi i RQTVPP-së realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), në përputhje me përcaktimet e legjislacionit të fushës.

Popullimi i vazhdueshëm i të dhënave në RQTVPP, për efekt të vlerësimit të bazës së taksueshme për ndërtesat, për rrjedhojë edhe të taksës vendore të ndërtesës, bëhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore nën monitorimin dhe asistencën e DPTP-së, në bazë të aksesit për territorin në juridiksionin administrativ përkatës.

  1. RQTVPP-ja përmban të dhëna në nivel kombëtar vetëm për qëllimin e llogaritjes së taksës së pasurisë së paluajtshme. Këto të dhëna përpunohen dhe analizohen nga DPTP-ja, që është dhënësi i vetëm i informacionit që përmban ky regjistër.
  2. Të dhënat që përmban RQTVPP-ja ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore

MIRATIMIN E MËNYRËS SË ORGANIZIMIT, TË STRUKTURËS, ORGANIKËS DHE STATUTIT TË AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

 

  1. Organizimi dhe funksionimi
  2. Autoriteti Rrugor Shqiptar është person juridik publik, me qendër në Tiranë, dhe e shtrin veprimtarinë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai organizohet në nivel qendror, nëpërmjet zyrës qendrore, dhe në nivel rajonal, nëpërmjet drejtorive rajonale. Hapja dhe mbyllja e drejtorive rajonale bëhet në kuadër të miratimit të strukturës dhe organikës së Autoritetit Rrugor Shqiptar.
  3. Autoriteti Rrugor Shqiptar, më poshtë Autoriteti, ushtron veprimtarinë e tij në bazë të ligjit për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, i cili organizohet dhe funksionon mbi bazën e këtij statuti dhe të rregullores së miratuar nga Bordi Drejtues.
  4. Organet e Autoritetit janë:
  5. a) Bordi Drejtues;
  6. b) Drejtori i Përgjithshëm.