Tërheqja e Arben Ndokës, KQZ vendos sot për pasuesin e mandatit

454
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po diskuton se cili do të jetë pasuesi i Arben Ndokës i cili la mandatin si deputet i PS. KQZ do të marrë vendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste në qarkun Lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. Pasuesi në listën e PS për zgjedhjet e kaluara parlamentare është Ndrec Deda i cili aktualisht mban postin e kreut të bashkisë së Mirditës dhe zyrtarisht mësohet se Deda ka deklaruar se nuk heq dorë nga mandate i kreut të bashkisë për të marrë atë të deputetit. Anëtari KQZ, i cili përfaqëson opozitën ka deklaruar se mandai duhet ti kalojë Ndrec Dedës. 

Hysni Osmanaj: Duhet tja japim mandatin Ndrec Dedës Ndërsa anëtari tjetër i KQZ, Denar Biba është kundër dhënies së mandatit të deputetit Ndrec Dedës, pasi ai eshte kryetar bashkie dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.
Biba: Jemi përpara një situata ligjore që meriton ta diskutojmë, rezultati i kësaj procedure do të përfundojë në një mënyrë ose tjetër ashtu sic do përfundojë. Ideja është që ne të bëjmë atë që na takon dhe kuvendi të bëjë atë që i takon. Ne na ka ardhur nga Kuvendi vakanca Matematuikisht i kalon Ndrec Dedaj, por ky është kryetar i bashkisë Mirditë. Neni 69 thotë se nuk mund të kandidojnë dhe as mund të zgjidhen pa hequr dorë nga kryetari i bashkisë. Ndrec Deda nuk ka deklaruar dorëheqjen dhe nuk mund të kandidojë dhe as mund të zgjidhet deputet pa hequr dorë nga kryetari i bashkisë. Në nuk mund tja japim mandatin. Ndërkohë që dy zonjat në listë, Mejreme Delishi dhe Mirela Neli janë tërhequr me kohë nga mundësia e marrjes së mandatit. Në këto kushte mandati i shkon Eduard Ndocajt.
Sigal