Të tradhtuar nga natyra dhe pushteti

533
Sigal

Analizë nga Vangjush Saro: Vendi është mbërthyer nga kthetrat e natyrës së zemëruar, por edhe të atyre lapangjozëve që i mbajnë qytetarët në varfëri dhe kaos. 30 vite nga 1990-ta, pa gëzime, pa kujtime, por me shumë grindje, tragjedi. Shumëkush nuk guxon të zërë në gojë 29 Nëntorin, Datën e Çlirimit nga nazi-fashistët

Këto ‘festa’ të trishtuara…

Të tradhtuar, nga natyra dhe pushteti

Vangjush Saro

Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjëherë kaq e trishtuar situata në fundvjeshtë, në ato ditë të cilat ne i quanim Festat e Nëntorit dhe që i paraprinin Krishtlindjes e Vitit të Ri. Edhe në kohët më të vështira, një zymti të tillë nuk e mbaj mend. Sot, gjendemi të gjithë në një trishtim e dhimbje të madhe e, për fat të keq, pothuaj në një kaos, nga ku kushedi kur do të dalim. E vështirë të hapësh gojën e të thuash ndonjë gjë në këto kushte. Por realitetit nuk i ikim dot. Trishtimi është vetëm një pjesë e asaj që ndjejnë qytetarët shqiptarë; nuk përjashtohet nga këto ndjesi, edhe zemërimi: sepse natyra ka rolin e vet, por njerëzit, në këtë rast pushtetarët, kanë edhe ata rolin e përgjegjësinë që iu takon. Dhe që nuk e kanë vlerësuar e ushtruar asnjëherë siç duhet. Ata dhe oligarkët e mbështetur prej tyre, së bashku me një pjesë të përkëdhelur të medies shqiptare, janë bërë prej kohësh, mik me tërmetin dhe fatkeqësitë e qytetarëve…

I them këto, sepse vendi është mbërthyer vërtet nga kthetrat e natyrës së zemëruar, por edhe të atyre lapangjozëve që, edhe më parë, i kanë mbajtur qytetarët në varfëri e kaos; për tri dekada. Tridhjetë vjet nga ’90-ta, kanë kaluar përgjithësisht pa shumë gëzime, pa kujtime që do t’ia vlenin, përkundrazi: me shumë grindje, mllefe, moskuptime, tragjedi, që nuk se iu rrinë mbi kokë edhe popujve të tjerë. Jo, për atë Zot!Vendi është mbërthyer nga kthetrat e natyrës së zemëruar, por edhe të atyre lapangjozëve që, edhe më parë, i kanë mbajtur qytetarët në varfëri e kaos. Tridhjetë vjet nga ’90-ta, kanë kaluar pa shumë gëzime, pa kujtime, me shumë grindje, mllefe, moskuptime, tragjedi

I them këto, sepse disa pak e kanë vënë vendin në thundër e nën shtypje dhe po ia marrin frymën më keq se vetë tërmeti; sepse fondet për mirëmbajtje, për studime, për mjete të emergjencave, deri për qentë-agjentë të fatkeqësive etj., duken të shkalafitura, në mos të vjedhura; e për të gjitha këto, nuk përgjigjet askush. Na rrofshin ato kullat ngjit e ngjit dhe vilat, ku nuk mendohet për gjëra kaq të thjeshta!…Kini dëgjuar ndonjëherë që vendi nuk paska Kodin e Ndërtimit? Më thoni ku ndodh kjo? Ndërkohë që Parlament e Qeveri janë majmur me taksat e qytetarëve të shkretë dhe ata, si edhe një pjesë e VIP-ave shalëjashtë a me këpucë të verdha të atij vendi të pafat, që një Zot e di si fitojnë aq shumë, përmes llafesh e gjoja-reformash, na kanë ‘vizatuar’ pareshtur pamje të ‘bukura’, arritje ‘spektakolare’ që askush, po vërtet askush nuk i ka gëzuar… O ç’mjerim!Kini dëgjuar ndonjëherë që vendi nuk paska Kodin e Ndërtimit? Ndërkohë që Parlament e Qeveri janë majmur me taksat e qytetarëve të shkretë dhe ata, përmes llafesh e gjoja-reformash, na kanë ‘vizatuar’ pareshtur pamje të ‘bukura’, arritje ‘spektakolare’ që askush, po vërtet askush nuk i ka gëzuar… O ç’mjerim!

I them këto, sepse nuk pamë drejtësi e mirëqenie të merituar për të gjithë asnjë ditë, për tri dekada resht.

I them këto, sepse frymë të vdekura vozitin frikshëm në vend, duke e trazuar keq e në vrer, të shkuarën dhe të sotmen, ndërsa mbjellin pareshtur pasiguri, duke i përplasur kohët dhe brezat jo për të mësuar e për të mos gabuar më, por për të nxjerrë ndonjë përfitim. Nuk u lodhën duke mohuar gjithçka të ndërtuar me punë, djersë e gjak, gjer te gjuha kombëtare, që herë snobët mendjefyell e herë injorantët e rrugës, po duan ta kthejnë te dialektet.

Frymë të vdekura vozitin frikshëm në vend, duke e trazuar keq e në vrer, të shkuarën dhe të sotmen, ndërsa mbjellin pareshtur pasiguri, duke i përplasur kohët dhe brezat jo për të mësuar e për të mos gabuar më, por për të nxjerrë ndonjë përfitim

I them këto, sepse shumëkush nuk guxon të zërë me gojë as edhe 29 Nëntorin, datën e çlirimit të vendit nga okupimi nazi-fashist, pas një lufte të përgjakshme e në të cilën, me drejtësi e ndershmëri, duhen vlerësuar arritjet dhe gabimet, sa dhe ata që e falën jetën, përfshi edhe nacionalistët e kohës. Mirëpo në vend të këtij vështrimi realist, kemi mes nesh… frymët e vdekura, që trazojnë pareshtur ç’të mundin:

-mjaft që Shqipëria të mos ketë histori,

-mjaft që Shqipëria të mos ketë shtet e traditë,

-mjaft që Shqipëria të mos kenë stabilitet.

Ky është një trishtim jo më i pakët se ç’ngjall kjo pamje e dëshpëruar e vendit në këto ditë tmerri.

Dhe vërtet, nuk të trishton më pak:

– mungesa e së vërtetës;

-mungesa e bërjes së premtimeve realitet (sikur edhe disa prej tyre);

-mungesa e institucioneve dhe e veprimit të Drejtësisë;

– mungesa e ndershmërisë dhe virtytit.

Shikoni, ‘filmi’ i sotëm, me lot e përbetime, nuk mund të zhbëjë për asnjë çast të keqen e gjithë jetës: mungesën e pushtetit, faktin që ai asnjëherë s’ka qenë më qytetarët shqiptarë. Në media, mund të lexosh se çfarë është thënë kohë më parë, në të gjitha këto tema; (autori i këtyre radhëve, bie fjala, është një prej atyre që kanë sulmuar gjithnjë ndërtimet skandaloze). Por nuk është koha të kujtojmë ç’kemi shkruar e thënë. Është koha për t’u lutur që të prehen në paqe ‘dëshmorët’ e kësaj vjeshte të paparë dhe të shërohen e të bëhen sërish ata që janë plagosur fizikisht e shpirtërisht dhe, më tej, të normalizohet gjendja. Këtu vijmë prapë te pushteti, që siç e thashë më lart, pa ndonjë dëshirë të madhe, nuk ka qenë asnjëherë me shqiptarët. Gjithsesi, t’i lëmë të gjithë të luten e të punojnë, për t’u marrë sërish, në kohën e duhur, me të keqen e madhe e që nuk e kemi shëruar dot tash tri dekada…

Shumëkush nuk guxon të zërë me gojë as edhe 29 Nëntorin, Datën e Çlirimit të vendit nga okupimi nazi-fashist, pas një lufte të përgjakshme