Nga Ylli Manjani
Panoramë:
Miliona euro kontrata koncensionesh e PPP pa leverdisshmëri ekonomike, të lidhura pa garë dhe për shërbime që blihen shtrenjtë.
Kulmi!!! Tenderë sekretë.
Dhunim i hapur i pronës publike, për t’u vënë në funksion të ndërtimeve private.
Shkatërrim me dashje i trashëgimisë kulturore e historike të vendit.
Rrëmbim i pronës private hapur dhe me policë!
Arrestime haptazi të paligjshme të kryera me urdhër politik nga policia.
Vjedhje e votimeve sa herë që bëhen, me ose pa opozitën.
Të mos përmendim këtu dhunimet sistematike të Kushtetutës së Republikës, apo presionet e dukshme ndaj bgjykatësve që guxojnë të zbatojnë ligjin.
Ama, JEMI KRENARË që bëmë Reformën në drejtësi!
Se kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë nga ndëshkimi, vetëm ata që janë krenarë e dinë!
Dhe të gjithë “krenarët” e reformës nuk harrojnë të shtojnë se “fajin e ka opozita”!!!
Dmth qeveria vjedh, por opozita që është dhe pa imunitet, ka faj e frikë!
Të puthsha mendjen- i thonë kësaj!