“Të pathënat” e pasurisë së Alfred Pezës. Çfarë deklaroi në Prokurori ish-bashkëshortja

157
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur tashmë hetimet për pasurinë e deputetit të PS-së, Alfred Peza dhe për të dëshmuar është ftuar sot edhe ish-bashkëshortja e Pezës, Adelina Toli.
Gazetarja Klodjana Lala bën me dije për BalkanWeb se Toli ka qëndruar për rreth një orë në Prokurori, aty ku mësohet se ka dhënë informacion të detajet për pasurinë e deputetit, marrëdhëniet e tyre financiare dhe konfliktin që kanë pasur për pensionin ushqimor të djalit, pas divorcit. Ajo gjithashtu është treguar e gatshme në bashkëpunojë më tej me organin e akuzës.
Bëhet me dije gjithashtu se Toli është pyetur për pagën e saj kur është martuar dhe për atë të deputetit, pasi në kohën kur janë divorcuar, ky i fundit mendohet të ketë deklaruar në gjykatë një pagë “qesharake”.
Gjithçka u zbulua pasi në media u hodh, një vendim gjykate gjatë i vitit 2010 disa vite pas divorcit me Adelina Tolin. Në përpjekje për të zgjedhur në favor të financave të veta konfliktin për shumën që Peza duhet të paguante për djalin e tyre, i cili jetonte me të ëmën, ai kishte paraqitur edhe një vërtetim page si drejtor në një televizioni, sipas të cilit vërtetohej se ai paguhej vetëm 80 mijë lek të reja dhe jo aq sa pretendon sot.
Po sot në Prokurori ka shkuar për këtë çështje edhe kreu i ILDKPI-së, Shkëlqim Ganaj, i cili ka paraqitur disa dokumente për rastin si dhe ka qëbdruar për rreth 1 orë e 30 minuta në zyrë me kryeprokurorirn Adriatik Llalla. Ftesa i ka shkuar edhe deputetit Peza, por nuk dihet nëse do shkojë ai në Prokurori për të komentuar në lidhje me çështjen.