”Të kapi prej zverku dhe të nxorri nga gara”, Berisha kapet keq me Manjën: Ja kush ta ka bërë fjalimin!

626
Sigal

Po vijon me tone të ashpra debati në Kuvend me protagonist ishg-kryeministrin Sali Berisha dhe deputetin e PS-së Ulsi Manja. Berisha e ka akuzuar Manjën se komandohet nga biznesmeni Ymer Lala.

PJESE NGA DEBATI:

Manja: Ata që kanë punuar me mua më njohin dhe nuk besoj se ma njollos imazhin askush në këtë sallë.
Sa për Alibeaj dhe Spahon, ju ndoshta më keni parë në ëndërr se unë nuk kam qenë në ato zgjedhje, por me vjen mirë që ju dal edhe në ëndërr. Por të jeni i sigurt që të hapet Dibra, dhe çdo dosje tjetër, mua do të më keni në krah të drejtësisë.

Spaho: Nuk thash që ke qenë prezent fizikisht, por me telefon i ke bërë. Po më shpjegove ti sesi i trefishove votat pasi tu këput zinxhiri i brekëve unë i tërheq fjalët

Berisha: Ulsi, fjalimin ta ka bërë Ymer lala, të kapi për zverku e të nxori nga gara e PS në Dibër, edhe ato interceptime që mund të jenë për ty janë të skllavit, disa janë bosët e krimit, të tjerë jeni skllevër të krimit, më ngjave si Edmond Bego mbrëmë në telefon. Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, ajo e ka të shkruajtur e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim. Ndaj dhe secili prej jush, po Gjylameti, edhe ti ndrikull mos do tja lexosh fjalimin Djana Shullazit fjalimit.  Secili jeni o skllevër të krimit, o shtylla të krimit, ndaj keni ikur.

Gjylameti: Duhej që në moshën që keni të kishit reflektuar për cfarë fatkeqësie keni qenë për këtë vend, do u bënte nder kolegëve të opozitës, unë nuk kam asnjë merak për asnjë nga familjarët e mi, duke nisur që nga bashkëshorti, as për fëmijën tim, sikundër do kesh ti shumë merak, më pak kam merak për ndonjë kunat ta mohoj, për atë që ke vënë kryetar, nuk kam asnjë merak.

Frika të duket në cdo fjalë që nxjerr nga goja, e ligë, që e ka mbytur këtë vend, je fatkeqësia e këtij vendi, për moshën që ke të reflektoje e të tregoje që kam bërë gjëra, por sot reflektoj e them kam bërë gabim. Kam frikë se sot po jetësohet një reformë në drejtësi, që as ty, lulëzim e të tjerë që janë të lodhur me familjarë me krimin, edhe me pasurinë që keni vendosur.