Taulant Balla, përgjegjës për emërimet nepotike

502
Sigal

Vlorë/6000 mijë CV, flenë në selinë e Partisë Socialiste. Klanet që grabisin dhe varfërojnë qytetin

 “Taulant Balla është një ndër përgjegjësit e situatës së krijuar në Vlorë, në lidhje me punësimet, së bashku me deputetët e Vlorës” Kështu janë shprehur një numër i madh socialistësh vlonjat, kur kanë mësuar për një ardhje të mundshme të ngarkuarit për punësim, deputetit Taulant Balla, në selinë e PS-së Vlorë. “Një njeri, i cili është përgjegjës për situatën e krijuar, nuk mund të vij e të shtiret sikur do t’i jap zgjidhje problemeve të krijuara në Vlorë”është deklaruar socialisti A.B, i cili shkon ditë për ditë në seli për punësimin e vet, ndërkohë që bashkëshorten dhe dy fëmijët i ka pa punë edhe pse me shkollë të lartë dhe komisionerë në zgjedhje. Të njëjtin opinion kanë shprehur dhe shumë socialistë të tjerë, të cilët janë skeptik në lidhje me ardhjen në seli të deputetit balla dhe zgjidhjeve që mund t’u jap ai problematikave. Ka kohë që socialistët kanë abandonuar edhe zyrat e famshme të punësimit pasi në këto zyra më shumë se sa punë njerëzit kalojnë në “pasarelën e modës” përpara  atyre që duan të duken tek drejtuesit e majtë se po hapim vende pune apo edhe më keq ,kur një pjesë e mirë e kërkesave bëhen për sekretare dhe në moshë të re. Më mirë shkon dhe blen gazetën çelësi, se kam më tepër mundësi të gjejë qoftë edhe një punë provizore se sa të qëndrojë pranë këtyre zyrave të cilat me sa duket shërbyen për shoun e Veliajt dhe punësimin e disa njerëzve të lidhur me klane të caktuara. Por pjesa dërrmuese ende shpresojnë tek premtimet e deputetëve dhe çdo mbrëmje në selinë e PS-së, Vlorë, shkojnë një numër gjithnjë e më i madh socialistësh, të cilët pyesin se çfarë është bërë për punësimin e tyre?  Por, fatkeqësisht ndeshin në ngritjen e supeve të drejtuesve lokal të partisë. Në zyrat e kësaj selie, janë rreth 6 mijë CV, kërkesa për punë, ndërkohë që, drejtues të kësaj partie mendojnë se të paktën duhet të ishin punësuar 400 të tillë, për vet problematikat që kanë si të papunë, në familjet e tyre, duke qenë të bindur që nuk mund të punësohen të gjithë votuesit e PS, që janë rreth 25 mijë të tillë. Situata rëndohet edhe më tepër, kur mëson se vetëm disa drejtues, hyjnë e dalin në selinë e partisë, për tu njohur me situatën që kanë socialistët në lidhje me punësimin, ndërkohë që shumica nuk duken fare në seli, dhe ia dinë për faleminderit që janë drejtues disa deputetëve dhe miqve në tiranë. Socialistët janë të pakënaqur dhe me deputetë e Vlorës,  të cilët direkt dhe indirekt janë sipas tyre përgjegjës për kaosin me punësimet që është krijuar në Vlorë, të cilët kanë vepruar sipas parimit”hedhin gurin e fshehin dorën”apo thënë ndryshe, “bëjnë emërimet e sillen sikur nuk dinë asgjë”. Drejtuesit lokal të Partisë Socialiste, janë të pafuqishëm për të qetësuar pakënaqësitë e dhjetëra socialistëve, ndërkohë që kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika, i cili ka mbajtur peshën kryesore në shumë fushata e premtime për punësimin, është krejtësisht jashtë konsultimeve që kryhen për punësimet. Socialistët shprehen me rezerva dhe për institucionin e prefektit të qarkut, e cila sipas tyre u emërua nga Rama në atë post, për të qenë mbi palët e me palët, por duket se i shërben vetëm një grupimi të vogël njerëzish, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë të papunë gjatë qeverisjes së PD-së, duke abuzuar me besimin e dhënë nga kryeministri. Rezerva ka dhe me metodën më të fundit të punësimit, ku po i jepet prioritet diplomave part-time, për të justifikuar vendin e punës që ju gjejnë miqve, shokëve dhe të afërmeve të grupimit që sot komandon shtetin e Vlorës. Ndaj  fjala e urtë  labe,  “kur menderoset shkopi nga të dyja anët nuk ke ku ta kapësh”, është realiteti në të cilën po lundron qyteti bregdetar prej mëse një viti.