Takimi i opozitës. Kryemadhi: ‘Nëntë kushtet e Bundestagut janë axhenda për të larguar Ramën’

511
Sigal

Në dalje nga selia e Partisë Demokratike, ku ishte e pranishme në tryezën e aleatëve opozitarë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama ka luajtur me ëndrrat e shqiptarëve për hir të pushtetit të tij.

Kryemadhi tha se “Nëntë kushtet” e vendosura nga Bundestagu e kanë vënë para përgjegjësisë Ramën.

Kanë qenë partnerët tanë strategjikë ata që na obligojnë më shumë për të pasur një agjendë për të larguar Ramën. 9 kushtet e Bundestagut janë agjenda më e qartë që duhet të ndjekë opozita. Shkaktari i kësaj situate është Edi Rama që po largon Shqipërinë nga BE. BE e vuri Ramën përballë përgjegjësisë. Kushtet e Bundestagut e vunë para përgjegjësisë. Maqedonia  e pësoi nga Shqipëria. Ne nuk duhet të gabojmë në vazhdim. Duhet të krijojmë besimin te njerëzit për të arritur në zgjedhjet e parakoshme. Protesta do ketë dhe duhet të ketë përditë’.

LIVE- Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët- Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

LIVE- Përfundon mbledhja e Bashës me aleatët- Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

Gepostet von Shqiptarja.com am Montag, 21. Oktober 2019