Sigal

Kryetari i grupit parlamentar të lëvizjes socialiste për integrim ka akuzuar në një postim në Facebook kryeministrin Rama për dhunën e ushtruar ditën e sotme në Jal.

Postimi i Vasilit

Kryeministri në Jal, armik i shfrenuar që godet popullin.

Kryeministri dhunon me urrejtje njerëzit në Jal, në fshatin e gjoja origjinës së tij.
Ky i çekulibruar mendërisht ka lëshuar çakejtë e tij mbi njerëzit e thjeshtë në Jal.
I pabesë dhe i pashpresë është lëshuar mbi burrat, gratë dhe fëmijët, që kanë lënë kockat për të mbijetuar.
Vunoi, ky fshat krenar ,punëtor dhe dinjitoz, padrejtësisht po vuan skizofreninë e një bastardi pa dinjitet.