Tahiri i dorëzon zyrtarisht kërkesën e lënies së mandatit Gramoz Ruçit

509
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dorëzuar dje zyrtarisht kërkesën për lënien e mandatit kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. “I nderuar Z. Ruçi, Për arsyet që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej Jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin, Saimir Tahiri”.
Pasi dorëzoi mandatin, vjen lajmi i parë i keq për ish-ministrin Saimir Tahiri
Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë javën e ardhshme Saimir Tahirin për të dëshmuar. Ish-ministri i Brendshëm, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit do të pyetet në lidhje me letër-porositë e marra nga Italia dhe Greqia. Burime nga prokuroria i kanë thënë medias se: “Do të presim të zyrtarizohet lënia e mandatit. Në raste të nevojës për një masë sigurie ndaj ish-ministrit do t’i drejtohen Gjykatës” Disa ditë më parë u mor në pyetje truproja e ish-ministrit të Brendshëm. Hetimet për ish-ministrin Tahiri janë zgjatur deri në muajin korrik 2018. 
Sigal