Sulmi ndaj Lubonjës, Monika Kryemadhi: Model që e frymëzon Edi Rama

475
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe analistit Fatos Lobonja. Me një shënim në “Facebook”, e para e LSI-së thotë se dhuna e sotme është modeli që kryeministri Edi Rama frymëzon çdo ditë.

“Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm. Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes” shkruna kryetarja LSI.

Ja postimi i plotë:

Të frymëzuar nga dhuna e pushtetit dhe mbytjes së demokracisë prej atyre që kanë rrëmbyer shtetin, simboli i lirisë së mendimit, Fatos Lubonja është kthyer në viktimë të një sulmi të dhunshëm.

Dënoj me forcë aktin, i cili është rrjedhojë e gjuhës së urrejtjes dhe sjelljes arrogante të kreut të Rilindjes.

Kjo dhunë ndaj njërit prej përfaqësuesve më të denjë të fjalës së lirë, është paraprirë nga ligji i inkuizicionit ndaj medias së pavarur miratuar nga Qeveria e paligjshme vetëm disa ditë më parë.

Kjo dhunë e ushtruar sot është modeli, që Edi Rama frymëzon çdo ditë me sulmet e tij prej një rrugaçi dhe banditi politik ndaj kritikëve të qeverisë së tepsisë dhe skandaleve.

Dhuna ndaj mendimit të lirë nuk ka vend në demokraci.

Image