Studentët e Juridikut hyjnë në grevë urie: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune

451
Sigal

Në fakultetin Juridik disa studentë kanë marrë vendimin për të mledhur firma në kuadër të një peticioni për fillimin e një greve urie për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre.

Rreth 60 studentë të juridikut e kanë firmosur këtë peticion.

Një nga studentët tha se “Këtë protestë e kemi nisur vetëm dhe do ta përfundojmë vetëm, për këtë kemi zgjedhur që të hyjmë në grevë urie si forma e fundit e reagimit në një sistem demokratik. Pas grevës së urisë nuk ka një lloj tjetër reagimi qytetar”.

Ndërkohë ai iu bëri thirrje kolegëve të tyre që të mos tremben nga presionet e ndryshme që vijnë nga të gjitha anët, duke ftuar sa më shumë të rinjë që ti bashkohën kësaj greve në emër të kauzës së tyre për plotësimin e të gjitha kërkesave.

Një tjetër student u shpreh se Rama është përpjekur në të gjitha mënyrat për ta përcarë protestën dhe studentët. “Mbajini për vetë presionet, me pedagogun pa pedagogun, me qeverinë pa qeverinë, me dekanët pa dekanët, ne do ti shkojmë deri në fund kësaj punë”, – u shpreh ai.