Studentët e Ekonomikut kërkojnë dorëheqjen e Dhori Kules si Dekan

408
Sigal

Dje, studentët e Fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e Dekanit Dhori Kule. Në ditën e 12-të të protestës për realizimin e tetë kërkesave, studentët e Ekonomikut kishin kërkuar takim me dekanin e tyre Dhori Kulen, i cili kishte propozuar që studentët të ngrinin një përfaqësi prej 20 vetash dhe do t’i priste ata në takim pasditen e sotme, për t’i dëgjuar lidhur me kërkesat. Por studentët kanë refuzuar dhe mësohet se në takim, në ambientet e Fakultetit Ekonomik, kanë qenë një numër i konsiderueshëm, siç duket edhe nga këto foto. Nisur nga prezenca masive e studentëve, Dekani Dhori Kule nuk ka shkuar në takim, sepse është trembur. Ky veprim i tij ka sjellë reagimin e studentëve, të cilët i kanë kërkuar dorëheqjen e Dhori Kules nga posti i dekanit të Fakultetit Ekonomik. Dhori Kule ka qenë rektor i UT, por është përfolur edhe për abuzime me tender në UT, si edhe ka mbajtur njëkohësisht 11 poste, në kundërshtim me ligjin.