Strategjia e Komunikimit, prioritet për arritjen e objektivave të KLSH

41

Strategjia e komunikimit na ndihmon të arrijmë objektivat tona të përgjithshme, duke u angazhuar në mënyrë efektive me palët e interesuara, duke demonstruar suksesin e punës tonë dhe duke u siguruar që partneret tanë strategjike dhe qytetaret të kuptojnë atë që ne bëjmë. Në kuadër të Projektit IPA, kishim planifikuar në Strategjine e përgjithshme të Zhvillimit të institucionit 2013-2015 qe te zhvillonim strategjine e komunikimit si produkt me vete, gjatë vitit 2015, por duke qenë se IPA startoi në mars 2016, kjo strategji do të zhvillohet gjatë këtij viti. Në zbatim të planit të Zhvillimit strategjik të institucionit dhe me mbështetjen e projektit IPA të BE-së, KLSH do të ripunojë strategjinë e tij të komunikimit për të qenë sa më pranë Kuvendit, publikut dhe medias, duke sjellë vazhdimisht ide të reja, të cilat janë domosdoshmëri për të qenë inovativë, atraktivë dhe në koherencë me ndryshimet e
Si institucion jemi të ndërgjegjshëm se komunikimi efektiv është nxitesi më i rëndësishëm ndaj përkushtimit të punonjësve. Jemi përpjekur që informacioni të rrjedhe lirisht në rrugët vertikale dhe horizontale të komunikimit, duke i krijuar mundesi secilit punonjës të KLSH të shprehet hapur për problemet që sheh në punën e tij dhe brenda institucionit.

Komunikimi me Palët Qeveritare


Gjatë vitit 2015, jemi përpjekur të bashkepunojme me Ministrinë e Financave, por megjithë përpjekjet tona, mbi bazën e Standardit ISSAI 9150 “Koordinimi dhe bashkëpunimi mes SAI-t dhe audituesve të brendshem në Sektorin Publik”, nuk kemi arritur të dalim nga pozicionet klasike të audituesit dhe të të audituarit. Gjatë këtij viti shohim një rigjallërim te kontakteve mes të dyja institucioneve tona dhe shpresojme që marrëveshja e nënshkruar me 8 mars 2012 të zbatohet konkretisht në të ardhmen e afërt, si dhe ta zgjerojmë dhe ne një bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave, sipas kërkesave të BE-së.

Komunikimi me Mediat, Qytetaret dhe Shoqërine Civile

Në bazë të Standardit ISSAI 12, “Vlerat dhe dobitë e SAI-ve-te bësh ndryshimin në jetën e qytetarëve”, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka një qasje krejt të re ndaj komunikimit me publikun. Gjatë vitit 2015, kemi marrë 382 ankesa nga qytetarët. Nga këto, 252 kërkesa dhe ankesa kanë qenë në kompetencë të KLSH. 143 prej tyre janë verifikuar dhe u është dhënë përgjigja përkatëse, ndërsa 109 janë në procesin e verifikimit. Kujtojme që në vitin 2011trajtoheshin vetem 14 ankesa nga qytetaret.  Institucioni ka rritur gradualisht transparencën e veprimtarisë së tij, duke arritur në fund të vitit 2015 që të jetë i pranishëm 6.6 herë më shumë me informacione dhe mesazhe në median e shkruar, si dhe të pesëfishojë prezencën e tij në median audiovizive, krahasuar me vitin 2010. Kemi vendosur vendimet e plota mbi auditimet në faqen tonë në internet klsh.org.al, që në thelb është raporti ekzekutiv dhe rekomandimet, të cilat janë vendosur në internet gjatë këtij viti.

Transparenca sjell besim te qytetari, sikurse e ka cilësuar edhe Standardi 12 “Për të qenë në gjendje që të përmbushin funksionet e tyre dhe për të siguruar vlerën e tyre të mundshme për qytetarët, SAI-t duhet të jenë krejtësisht transparente, qe të shihen si te besueshëm. SAI-t meritojnë besim vetëm nëse ata vetë janë gjykuar objektivisht si të besueshëm, kompetentë dhe të pavarur dhe që mund të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre ”