Spartak Braho: “Nën hundën” e Prokurorisë përgjohen titullarë të shtetit

417
Sigal

Shërbimi Informativ Shtetëror përgjon titullarë të institucioneve shtetërore. 

Dyshimet e forta i hodhi Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, në tryezën për  “Institucionet e Pavarura” ku kërkoi ndryshime ligjore për raportimin e agjencive inteligjente pasi sipas tij SHISH refuzon çdo kontroll parlamentar. Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi se demokracia shqiptare ka nevojë për isntitucione të qëndrueshme. 

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, hodhi dyshime të forta se Shërbimi Informativ Shtetëror, përgjon në mënyrë të jashtëligjshme titullarët e institucioneve të Shqipërisë.

Në konferencën për “Institucionet Parlamentare dhe të pavaruara”, Braho kërkoi ndryshime ligjore për raportimin e Agjencive Inteligjente, pasi sipas tij SHISH, prej më shumë se dy vitesh refuzon çdo kontroll dhe llogaridhënie.

Braho: Ka disa vite që në qeveri qëndron drafti për ngritjen e nënkomisionit parlamentar për kontrollin e organeve të Shërbimit. Nuk e di pse e keni harruar, pse harroni, pse nuk doni ju. Padyshim që jo ti (Meta),por nuk do Kryeministri, Ministri. Duan t’i zgjidhin këto raporte direkt me krerët e shërbimeve speciale duke shmangur dhe kontrollin parlamentar si një mjet mjaft i domosdoshëm. Kanë mbetur jashtë kontrollit parlamentar disa shërbime sekrete.  Shërbimi Informativ Shtetëror, por dhe shërbime pranë institucioneve të tjera nuk raportojnë në Kuvend. Ka pasur sinjalizime të forta që ‘nën hundët’ e Prokurorisë janë bërë edhe përgjime për titullarë të institucioneve të tjera, por këto mbeten në kuadrin e hamendjeve dhe lipset të verifikohen. Të vihet edhe ky institucion nën kontrollin parlamentar.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se Shqipërisë i duhen institucione të forta dhe të qëndrueshme dhe  focimin e instrumentave të monitorimit parlamentar.

MetaNë mënyrë që zbatimi i rekomandimit të tyre sot dhe nesër të mos mbetet peng as i vullnetit të mirë, as i vendimmarrjes individuale, por të ketë një zgjidhje të garantuar institucionale. Kjo është lidhur në mënyrë direkte me forcimin e vet institucioneve, pavarësinë e tyre dhe garantimin e standardeve të funksionimit të tyre sipas përvojës më të mirë evropiane.

Ndërsa Kryetari i prezencës së OSBE-së në vendin tone, Bernd Borchard, deklaroi:

BorchardOrganet e pavarura të tilla si agjencia antikorrupsion, institucionet e auditimit, institucioni i Avokatit të Popullit, luajnë një rol të thelbësorë për të mbikëqyrur se sa përputhet puna e qeverisë me parimet e qeverisjes së mirë. Mbikëqyrja parlamentare rritet ndjeshëm kur kombinohet me mbikëqyrjen nga organet e pavarura.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, tha se parlamenti dhe institucionet e pavaruara janë kyçe në plotësimin e rekomandimeve.