Spahiu: Largimi i Kryeministrit, tashmë dhe një çështje e brendshme e PS-së

458
Sigal

Ish-deputeti i LSI-se Perparim Spahiu, i ftuar ne emisionin 360 grade te gazetarit Artur Zheji, deklaroi se kushti i opozites per largimin e kryeministrit eshte shume i arsyeshem, pasi sic tha Spahiu, me kete kryeminister nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Spahiu tha se largimi i kryeministrit tashme eshte edhe nje ceshtje e brendshme e Partise Socialiste. “Do ta zgjidhin ata nese do e largojne apo do e mbajne, pasi largimi i kryeministrit eshte tashme dhe nje ceshtje e brendshme e Partise Socialiste. Ajo cka eshte e rendesishme eshte dhe kushti shume i qarte dhe realist i opozites, e cila kerkon largimin e ketij kryeministri, pasi me kete kryeminister, nuk mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme”, tha ish-deputeti i LSI, Perparim Spahiu.