Sot mbërrin në Tiranë Komisioni i Venecias për vettingun në politikë

456
Sigal

Vettingu në politikë do të sjellë sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias. Burimet pohojnë për gazetën “Telegraf” se delegacioni më 6 anëtarë dhe që drejtohet nga presidentja e nderit të Komisionit Venecias, Hanna Suchocka, do të zhvillojë një seri takimesh me përfaqësuesit politik në vend për t’u njohur gjerësisht me propozimin partisë demokratike për të kaluar në sitë integritetin e politikanëve në vend kjo për qellim dekriminalizimin dhe shkëputjen e lidhjeve me krimin. Komisioni i Venecias është vënë në lëvizje pas kërkesës së kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi një opinion të hollësishëm për vettingun në politikë.  Në letrën drejtuar në fillim të muajit Tetor, presidentit Gianni Buquiçhio, Ruçi ngriti 14 pyetje, të cilat në thelb kishin qëllimin e projektligjit dhe e pyet komisionin nëqoftëse ky qellim është legjitim. Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit kërkon opinion nga Komisioni i Venecias dhe për një pikë të rëndësishme të debatit, që ngrihet mbi propozimin e demokratëve, në qoftë se vettingu në politikë afekton punën e strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byros Kombëtare të Hetimit. Vettingu në politikë qëndron mbi një moment të rëndësishëm politik, pasi Partia Demokratike, ka kushtëzuar sjelljen normale me institucionet në vend. Opozita ka kërkuar që Kuvendi të miratojë projektligjin që ka paraqitur në Parlament për vettingun në politikë, që të rikthehet sërish në parlament. Siç deklaroi edhe dje kryetari i PD-së, opozita nuk kthehet në parlament pa filluar vettingu në politikë.